Horoskopi

Yjet favorizojnë lidhjet e reja për këto shenja/ Horoskopi i ditës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:45 - 29/07/20 |
mapo.al

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.


Dashi


Kjo e mërkurë është mjaft pozitive për dashurinë, ku do të keni dëshirë për të rikuperuar kohën e humbur. Edhe në punë, do të jeni më aktiv gjatë kësaj dite, ndaj përfitoni për të bërë diçka më shumë.


Demi


Gjërat do të ecin më mirë në dashuri, krahasuar me ditët e fundit, për shkak se Hënën nuk do e keni më kundër. Mund të gjeni marrëveshje, me persona me të cilët keni pasur përplasje më parë.

Binjakët

Mundohuni që gjatë kësaj dite të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme. Jeni shumë të përqendruar në çështjet e punës, për shkak se mund të ketë ndryshime të cilat do ju fusin në mendime. Mundohuni që të mos lini pas dore sferën sentimentale.

Gaforrja

Do të nisë një periudhë premtuese sa i takon ndjenjave dhe lidhjeve në çift. Ata që janë vetëm mund të shfaqin tërheqje, për një person të cilin nuk kanë kohë që e njohin. Në punë, mundohuni që të përqendroheni më shumë.

Luani

Mëngjesi do të nisë me ndikimin e kundërt të Hënës, por në mbrëmje situata do të përmirësohet dhe do të ketë mundësi për të bërë takime të kënaqshme. Në punë, mund të përballeni me konflikte me kolegët, të cilat kërkojnë zgjidhje.

Virgjëresha

Ju presin ditë në të cilat do të ndiheni më të mbyllur në vete. Duhet të mundoheni që ta lini veten të lirë dhe të zgjidhni çështje familjare ose personale, të mbetura pezull.

Peshorja

Venusi do të favorizojë takimet, ndaj përfitoni, edhe pse lodhja fizike mund të rëndojë gjatë kësaj dite. Ndonjë ngadalësim në punë, mund të vijë për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit.

Akrepi

Duhet të mundoheni që të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, sidomos çiftet të cilat kanë probleme për të zgjidhur. Kujdes duhet treguar me shpenzimet. Po ashtu gjatë kësaj dite do të keni energji pozitive, të cilën duhet ta përdorni sa më mirë.

Shigjetari

Hëna do të ketë ndikim pozitiv për ndjenjat, ndaj përfitoni. Lidhjet e reja shihen mjaft të favorshme nga yjet. Në punë, do të ketë propozime të reja interesante.

Bricjapi

Kjo është një periudhë e mbushur me zgjedhje të rëndësishme sa i takon ndjenjave. Parashikohen mundësi të mira. Sa i takon punës, diçka po lëviz në drejtimin e duhur.

Ujori

E mërkura do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, por përmirësimi do të vijë në ditët në vijim. Bëni durim! Në punë ka projekte interesante, por duhet të tregoheni të kujdesshëm me financat.

Peshqit

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të përmbyllni një debat, pa iu lënë hapësirë personave që i keni kundër. Sa i takon punës, keni nevojë për të rikuperuar energjitë. Një propozim i juaji mund të ketë sukses.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas