Grupit të artistave, të cilët kanë anulluar koncertet e tyre muzikore, për shkakun e koronavirusit, i bashkohet edhe Enca e cila është vetë-izoluar në shtëpi . Këngëtarja duket se është mërzitur nga izolimi në shtëpi dhe këtë e demostroi me fotot që postoi.
Enca e ka kaluar kohën duke u grimuar dhe shprehet që është gjynah që një bukuri si ajo të rrijë e mbyllur në shtëpi. Përveçse kësaj po ashtu në një tjetër foto, ajo e quan veten yll i popit .
“A s’është gjynah të rrijë gjithë kjo bukuri në shtëpi”, shkruan këngëtarja.