Ylli i kombëtares rezulton pozitiv me Covid-19, do të mungojë ndaj Polonisë

Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë, që luhet të martën në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet me tampon të kryera nga Kombëtarja sot. Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore.



Përveç tij, të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë. Kësisoj, trajneri Edy Reja do të ketë katër mungesa në sfidën ndaj Polonisë dhe më konkretisht Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi.

JU SUGJEROJME

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.