Aktori i njohur Keanu Reeves ka prezantuar së fundmi partneren e tij. Bëhet fjalë për artisten Alexandra Grant, e cila nuk i ka shpëtuar dot “sulmeve” në rrjet. Ylli i “Matrix” u shfaq dorë për dore me të në LACMA Art+Film Gala, të mbajtur në Los Angeles.
46-vjeçarja është përballur me një vrull kritikash dhe ofendimesh. Disa ndjekës kanë shkruar nëpër rrjete sociale se ajo duket si e ëma e aktorit, ndërsa të tjerë janë shprehur se ndihen të zhgënjyer nga zgjedhja e 55-vjeçarit.
Keanu ka bashkëpunuar me Alexandra-n për artin vizual të librave të tij “Ode to Happiness” dhe “Shadows”. Mendohet se kështu kanë lindur edhe shkëndijat midis tyre. Risjellim në vëmendje se Reeves nuk ka pasur asnjë lidhje serioze për vite me radhë, si dhe nuk është treguar asnjëherë i afërt me dikë në tapet të kuq, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare.