Ylli i muzikës latine, Maluma duket se po aspiron edhe një karrierë kinematografike. Sipas “Instyle.com”, 25-vjeçari do të shihet për të parën herë si aktor në komedinë romantike “Marry Me”, që do të fillojë xhirimet në New York në tetor të këtij viti.
Ai do të luajë përkrah Jennifer Lopez dhe do të vijë në film për të gjithë fansat si partneri i saj. Po ashtu si në jetën reale, Maluma do të jetë në film këngëtar, por i rrymës rrok.
Teksa këtij të fundit i zbulohet tradhtia me asistenten, Jennifer duket se do ta lerë pas për një mësues matematike, që do të luhet nga aktori Owen Wilson. Jo më kot edhe filmi është titulluar “Marry Me” (Martohu me Mua).