Stormy Danels nuk është më e martuar. Kjo pas deklaratës së policisë që e arrestoi disa ditë më parë dhe e liston atë si beqare.
Daniels ishte martuar me Glendon Miller Crain në janarin e vitit 2015 por nuk është raportuar më parë për ndarje mes çiftit.
Sipas raportit të policisë, Daniels nuk është më e martuar.
Aktorja e filmave pornografikë u arrestua të enjten herët në mëngjes në një klub striptizmi në Ohajo.
Avokati i Danielsit tha se kërcimtarja akuzohet se i ka lënë klientët ta prekin, në kundërshtim me ligjin e shtetit.
Akuzat ndaj saj ranë shpejt dhe ajo u lirua.
Ajo e ka hedhur në gjyq presidentin Trump dhe ka kërkuar zhvlerësimin e një marrëveshjeje për mos dhënie informacionesh, të cilën ajo e nënshkroi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 2016.