Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon kundrejt “luftës online” të presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Teksa përdor të njëjtën gjuhë si kreu i qeverisë, Manjani duket se akuzon Metën për praninë 20-vjeçare të Ramës në politikën e vendit, fillimisht si kryebashkiak i Tiranës dhe më pas si kryeministër.
Ai nuk kursen ironinë edhe kur përmend si opsion rezultatin zhgënjyes të zgjedhjeve më 25 prill.
“Nëse nuk lahen borxhet deri më 25 prill, atëherë i jemi të gjithë borxhli Edi Ramës, siç ata para nesh ishin borxhli ndaj Enver Hoxhës”, shkruan Manjani në “Facebook”.
Postimi i Ylli Manjanit në “Facebook”:
Megjith mend Ilir, çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty që ua bëre peshqesh Edi Ramën?! I dhe osksigjen politik sa herë i merrej fryma në PS. E bëre dhe e mbajte kryetar bashkie 12 vjet, pastaj e bëre dhe kryeministër.
Tani të kërkon dhe hesap…Vërtetë, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!?
Por borxhet duhen larë deri më 25 prill. Nëse nuk lahen, atëherë i jemi të gjithë borxhli Edi Ramës, siç ata para nesh ishin borxhli ndaj Enver Hoxhës. Është serioze këtë herë. Posti i Presidentit nuk mjafton…