Kryesore

Ylli Manjani kundër Metës? Nuk po të kuptoj, je me qeverinë apo me artistët?!






               Publikuar në : 15:13 - 13/06/18 |
mapo.al

Ilir Meta edhe një herë me urtësi sot kërkoi dialog. Kërkoi që qeveria ti dëgjojë artistët për Teatrin Kombëtar.


Por çuditërisht ndaj Metës ka reaguar i pari, ish-ministri i LSI, Ylli Manjani.

Përmes një statusi në facebook, Manjani kërkon që Meta të pozicionohet qartë se këtu vendimi i qeverisë është i qartë për të shembur teatrin, ndaj reagimi i presidentit duhet të ishte më i ashpër.

Statusi i plotë i Manjanit:

“Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët!

Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë!

Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit.

Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!

Çështjet janë:

1. Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun!

2. Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si?

Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”…”

 


Etiketa: , , , ,

Pas