Aktualitet

Ylli Manjani zbulon prapaskenat e Arbitrazhit me Becchettin: ka dhe dy çështje të tjera, njëri për mbetjet e tjetri për Kalivaçin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 13/07/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një status në Facebook ka zbuluar prapaskenat e Arbitrazhit me bizesmenin Italian Francesco Becchetti. Ai thotë se Becchetti ka edhe dy çështje të tjera me shtetin shqiptar në gjykatën e Arbitrazhit. Mbasi fitoi gjyqin e parë për televizionin “Agon Channel” me një faturë prej 109 milionë eurosh që do të duhet të paguhet nga qeveria pra nga taksat e qytetarëve.


Manjani shkruan se: Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.


Shkrimi i plotë


Makthi financiar “Bechetti” nuk ka mbaruar, për fat të keq…!


Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.

Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.

Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi…

Ka përfunduar gjykimi për koncensionin e mbetjeve dhe Albanian Beg duket se ka fituar arbtirazhin. Ende nuk e dimë sa është detyrimi!!

Janë edhe dy vendime dënimi që priten të shtojnë detyrimin për të paguar.

Makth i vërtetë!

E gjitha kjo si rezultat i vendimeve të gabuara të qeverisë dhe të institucioneve të shtetit!

Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.

Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.

Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.

Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas