Kryesore

Ylli Rakipi: Gjërat në Shqipëri zgjidhen pas një përplasje të madhe






               Publikuar në : 22:08 - 15/04/19 |
mapo.al

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, depozitoi para disa ditësh një kundërpadi ndaj kryeministrit Edi Rama në Gjykatën e Tiranës. Rakipi e akuzon Ramën për shpifje dhe fyerje ndaj gazetarëve. Ylli Rakipi tha se e pret kryeministrin në gjyq të hapur. Ai e akuzoi Ramën gjithashtu se kërkon që t’i mbyllë emisionin “Të Paekspozuarit”.


Të hënën, Rakipi ishte i ftuar në programin “A Show” në News 24, ku tregoi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Por pse gjithë kjo situatë? Gazetari thotë hapur se një gjë e tillë ka ndodhur pasi Rama ka dashur ta kontrollojë atë ashtu siç ka bërë me shumë gazetarë të tjerë. Rakipi thotë se është sulmuar vazhdimisht nga kryeministri që pas ai “e vuri me shpatulla pas muri” në një intervistë.

“Edi Rama ka blerë mediat dhe gazetarë të rëndësishëm të vendit. Në një intervistë që e pata në studio, nisi edhe përplasja ime me të. Nuk bëra gjë tjetër, mblodha vetëm premtimet e bëra nga Rama në mandatin që shkoi. I kërkova edhe program për tani, këtë katërvjeçar, por që sigurisht ai nuk kishte program, më solli një si revistë me ngjyra. Rama ndërton strategji për të mbajtur njerëzit nën kontroll, këtë donte të bënte edhe me mua”,- tha Rakipi.

Gazetari pranoi ndër të tjera se Rama ka tentuar t’i mbyllë programin e tij në TV.

“Me të gjitha llojet e presionit e ka provuar, deri tek pronari, këtu ku jemi, e kam parë presionin që atij i bëhet. Në vend tjetër ku isha, e kam parë presionin me një tip Koçi Xoxe që mban nga pas, njeriu për mediat, Fuga, ky është njeriu që ndërtonte strategjinë tek TV tjetër, më ngritën një kurth që të mos vinin njerëz nga mazhoranca. Është një përpjekje që ai do t’i ketë të gjitha, të ketë për vete edhe mediat”, shton Rakipi.

“Kam votuar për Berishën edhe për Ramën. Më vjen rëndë që kam votuar edhe për ca më të vegjël se sa Rama. Shpeshherë ne Adi ndërtojmë njeriun që duam. Unë kam menduar që ky do bënte të mira për vendin. Do ishte mirë të isha unë i gabuari. Po nuk është kështu, është ndryshe. Do kisha ikur i lumtur nga kjo botë po të isha i gabuar”,- thotë ai.

I pyetur se si do vazhdojë kriza politike, ai thotë: “Gjërat në Shqipëri zgjidhen pas një përplasje të madhe. 97’ na kujton një ndër periudhat më të errëta të Shqipërisë. Përpjekja e Edi Ramës për t’u dukur sikur nuk ka ndodhur asgjë, përpjekja për të bërë opozitën e re, ku del vajza e Azem Hajdarit, ku shfaqen figura nga më të çuditshmet më qesharaket, do të thotë që Shqipëria mund të agravojë në një situatë shumë të keqe. Mund të ndodhë sepse edhe bashkësia ndërkombëtare ka një problem me veten dhe nuk ka kohë të merret me arbitra. Do të thosha që Shqipëria është shumë e rrezikuar”.


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas