Aktualitet

Ylli Rakipi: Nëse bie Rama, opozita hyn në zgjedhjet e 30 qershorit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 27/04/19 |
mapo.al

Gazetari dhe drejtuesi i emisioni “Të paekspozuarit” thotë se ka një zgjidhje që i jep fund krizës politike ku është futur vendi. Në studion e News 24, Rakipi tha se kushti i panegociueshëm i opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama. Nëse kreu i qeverisë jep dorëheqjen, tha Rakipi, opozita do hyjë në zgjedhje dhe për rrjedhojë vendi shpëton nga anormaliteti që e ka karakterizuar këto muaj, pas djegies së mandateve dhe nisjes së protestave masive nga PD, LSI dhe partitë aleate të djathta.


“Opozita thotë nuk ka zgjedhje më 30 qershor, dhe e ka jetike. Ndërsa maxhoranca thotë me qetësi, ne do shkojmë në zgjedhje do fitojmë partitë, etj. Opozita reale e vërtetë, se kemi edhe opozitë të opozitës, nuk do të hyjë në zgjedhje. Nëse bie Edi Rama, opozita shkon në zgjedhje, ky është kusht thelbësor. Pa këtë kusht opozita është e asgjësuar. Është përsëritje e shëmtuar e një super çadre” – theksoi Rakipi.


“Bindja Demokratike”
Lidhur me partinë “Bindja Demokratike” e krijuar nga Astrit Patozi, e cila sot u votua edhe në KQZ, Rakipi u shpreh se kjo parti nuk e dëmton PD. “Pa marrë formë të prerë gjykata për partinë e re të krijuar, maxhoranca vrapoi që ta regjistrojë. Pra, Edi Rama po luan edhe me faktin që i duhet edhe një parti për ta patur aty, që i duhet, ndoshta Patozin, mund të jetë nisur edhe nga qëllimi i mirë, në një moment krize, ku unë hyj dhe përfitoj. Po përfitimet në këtë rast janë në kurriz, jo vetëm të opozitës por të njerëzve dhe nuk është një moment i mirë për z.Patozi”, tha Rakipi.



Në kushtet kur në zgjedhjet vendore, nuk merr pjesë as PD, as LSI, Rakipi tha se Rama i jep një pjesë të votave partisë së re, apo opozitës që do të hyjë në zgjedhje. “Bindet Edi Rama që t’ja japë një pjesë të votave edhe opozitës që do të hyjë në zgjedhje, jo vetëm Patozit, mund të ketë edhe njerëz të tjerë, dhe i ndan aty. I jep bashkinë e Klosit, ose të Mamurrasit, bashki që nuk i duhen ua kalon këtyre partive. Është në të drejtë të tij Astrit Patozi, e ka thënë vetë. Ka të drejtë ta krijojë partinë e vet”.


LEXO EDHE:


“Do ketë përplasje”/ Ylli Rakipi: Opozita s’do lejojë zgjedhjet


Etiketa: , , , ,

Pas