Aktualitet

Ylli Rakipi padit Ramën: Gojështhurur, kërkon që të mbyll emisionin







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 09/04/19 |
mapo.al

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka depozituar sot një kundërpadi ndaj kryeministrit Edi Rama në Gjykatën e Tiranës. Rakipi e akuzon Ramën për shpifje dhe fyerje ndaj gazetarëve.


Ndërsa më herët ka qenë kreu i qeverisë i cili ka paditur Rakipin për të njëjtën akuzë. Ylli Rakipi tha se e pret kryeministrin në gjyq të hapur. Ai e akuzoi Ramën gjithashtu se kërkon që t’i mbyllë emisionin “Të Paekspozuarit”.


““Kam bërë kundër-padi ndaj kryeministrit Rama. Rama fyen gazetarët pa reshtur. E keni dëgjuar fjalorin e tij. Rama është gojështhurur. Rama ka bërë përpjekje që unë të mbyll emisionin. Rama është diktator i tipit të ri, i tipit të Putinit, të Erdoganit, nuk ka asnjë ndryshim me ta. Media ka problemet e veta, por nuk është Rama ai që mund të flasë për mediat, aq më pak t’i fyejë”, tha Rakipi. u shpreh ai.






Etiketa: ,

Pas