Aktualitet

Yllka, piktorja e verbër që shpreh emocionet përmes ngjyrave






               Publikuar në : 18:15 - 11/08/19 |
mapo.al

Për ta krijuar të bukurën, Yllkës i duhet pak shpresë e shumë imagjinatë. Nga nevoja për të parë çfarë ka përreth, në pëlhurën e bardhë prej vijave që i ngjajnë si dallgët e jetës, ajo pasqyron atë që i shohin ‘sytë e mendjes’.


“Nuk e di, u kam thënë që nuk mundem të pikturoj. Nuk shoh. Më kujtohet edhe kartolina e parë. Ka qenë një dordolec, e kam pikturuar disi të shtrembëruar. Dordoleci ka qenë personi me aftësi të kufizuar që mundohet të arrijë qëllimet e veta”.

Pëlhura e saj mbulohet nga figura të thjeshta e shpeshherë të pa koordinuara, por me një kombinim kontraste ngjyrash që tregojnë anën emocionale të saj.

“E verdhë dhe e gjelbër konsiston gjithmonë përshkrimi i natyrës dhe e bardha, sepse ndjehem pozitiv. E zeza, kur jam e mërzitur”, tregon ajo.

Yllkës nuk i mjaftoj kaq.

“Ja arrij, nuk e lë në gjysmë të punës atë që e nis”, shprehet Yllka. /KultPlus.com/


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas