Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Yuri Kim: DASH, praktika të reja për luftën kundër korrupsionit

by mapo.al
21/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar iniciativat e reja që do të fillojë Departamenti Amerikan i Shtetit për të luftuar korrupsionin.

Deklarata e saj vjen në vijim të Samitit për Demokraci, teksa shprehet se këto iniciativa do të mbrojnë edhe zgjedhjet e lira dhe proceset e tjera politike.



“Në vijim të Samitit per Demokraci, DASH po fillon iniciativa për të luftuar korrupsionin (përfshirë Koordinatorin e ri për Antikorrupsionin Global), për forcimin e reformatoreve demokratikë, si edhe mbrojtjen e zgjedhjeve te lira e të ndershme dhe proceset politike”, shkruan Yuri Kim.

Fjala e plotë:

Kur kam ardhur këtu për herë të parë në janar të vitit 2020 është zhvilluar një aktivitet për reformën në drejtësi saktësisht në këtë sallë ku ndodhemi sot. Ka qenë shfaqja jonë e parë publike së bashku. Mbaj mend që u kam thënë auditorit që plotësisht bija dakord me komentet e ambasadorit Soreca, e thash para 2 vitesh, e them edhe tani, çfarëdo të thoni do jetë saktësisht ajo që edhe unë besoj.

Na bën të gjithëve të lumtur që shohim flamurin shqiptar, amerikan dhe të BE-së së bashku, sepse nuk mund të ketë asnjë më shumë shpresëdhënëse. Drejtoreshë Hajnaj dhe hetues, më kujtohet që ju kam parë në korrik për herë të parë, me grupin i cili ishte bërë pjesë e trajnimeve. Isha e frymësuar dhe mbetem e tillë nga patriotizmi, guximi dhe vendosmëria juaj për të bërë një ndryshim në Shqipëri.

Jam e kënaqur që kthehem në këtë ceremoni certifikimi dhe t’ju shoh të merrni kredencialet tuaja zyrtare.

Ju e keni filluar punën tuaj, sikurse dhe klasa e parë e FBI me 34 agjentë në 1908 në Amerikë, ju tashmë po e ngrini BKH tani në një shtyllë që mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ashtu si ata agjentë të parë, suksesi në këtë luftë do të mbështetet në punën e rëndësishme që ju bëni çdo ditë. Nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë por nënkupton shumë punë dhe çdo ditë duhet të shfaqesh të injorosh atë që thonë të tjerët por duhet të qëndrosh i fokusuar. Më ka lënë shumë mbresa ndjenja juaj e detyrës për të ndërmarrë detyra në emër të bashkëqytetarëve tuaj, për të korrigjuar një sistem që në të kaluarën i ka mbyllur sytë nga praktikat korruptive dhe ku individët kanë vepruar pa u ndëshkuar.

Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë dhe për të hetuar këdo, pavarësisht nga pozicioni apo pasuria e tij për ta bërë shqipërinë më të fortë dhe më të pasur. Ndërsa fitoni përvojë, puna juaj po ndërton një BKH që do zë vendin e saj krah FBI amerikane dhe kolegëve ndërkombëtare duke i treguar Evropës se. BKH shqiptare mund të jetë partner i besuar në hetimet penale.

Prokuror Kraja përgëzoj SPAK në 2 vjetorin e krijimit të tij. Veprimet flasin më fortë se fjalët, gjithmonë, dhe mendoj se në këto 2 vite që kur SPAK është bërë realitet kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër, dhe mendoj se i gjithë vendi është mahnitur nga gjithcka që ka ndodhur.

Gjithë vendi ka qenë në pritje të këtij casti. Qeveria e SHBA përkrah popullit shqiptar dëshiron të falenderojë prokurorët e përkushtuar SPAK për punën e tyre të palëkundur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Është veçanërisht domethënës fakti që BKH dhe SPAK janë këtu se vetëm bashkë për të festuar ngjarje të rëndësishme. Vetëm së bashku mund të merrni përsipër dhe të keni sukses në rastet më të rëndësishme, në zbulimin dhe hetimin e atyre që kërkojnë të dëmtojnë të tjerët ndërsa pasurojnë veten dhe sigurimin e drejtësisë për popullin.

Ky partneritet e bën SPAK të fuqishëm në mënyrë unike, ju nxis të punoni me njëri tjetrin për të garantuar të mbeteni të lidhur, dhe që prokurorët dhe hetuesit të ecin së bashku krah për krah, sup më sup.

Viti 2021 ishte pika e kthesës për luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BKH hap një kapitull të ri të institucioneve gjyqësore të pavarura dhe të besueshme. Edhe më shumë ndihmë është në rrugë e sipër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitin e ardhshëm do të shohim një klasë tjetër të hetuesve BKH që do ju bashkohet në këtë përpjekje. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ne do të vazhdojmë të bëjmë përpara, hap pas hapi dhe kur të biem do të ngrihemi sërish kur të shikojmë që kolegët tanë bien, do t’i ndihmojmë të ngrihen.

Pika kyçe është që të ngrihesh në këmbë, të ecësh përpara pavarësisht çfarë thonë të tjerët. Qëndroni të sigurt që kur të punoni me partnerë të tjerë do të jetë më e lehtë dhe më e përsosur me kalimin e kohës. SHBA janë të gatshme të mbështesin përpjekjen tuaja në çdo mënyrë të mundshme. Mund të keni besim tek ne sikurse do kemi ne te ju.

Në këtë 2 përvjetor të SPAK duhet të jeni krenar që jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve, dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se kurrë nuk do të kapeshin, ata që kishin menduar se mund të arratiseshin, që kane menduar se kishin mik, të afërm, para, që kurrë nuk do të mbaheshin llogaridhënës për krimet e tyre, atyre ditëve po u vjen fundi. Ju jeni shpresa e vendit dhe për ketë ju përgëzoj , ju falënderoj dhe ju nxis.

Tags: DASHkorrupsioniYuri Kim

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
‘Open Balkan’/ Rama pret Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave

'Open Balkan'/ Rama pret Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In