Kryesore

Yuri Kim dhe ambasadori gjerman, Zingraf takim në Presidencë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 21/05/20 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim si dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf kanë qenë paraditen e sotme në Presidencë.


Pak minuta pas takimit me krerët e opozitës, ambasadorja e SHBA-ve dhe ambasadori gjerman kanë zhvilluar një takim me këshilltarët e Presidentit të Republikës, por nuk ka pasur prononcim.


Kujtojmë se dje ambasadorja Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe reforma zgjedhore ka qenë fokusi i diskutimeve.


Më herët ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, tha se do takohet edhe me Bashën.


Presidenti Meta do të takohet edhe me ambasadorët e BE-së në Shqipëri.


Etiketa: , ,

Pas