Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të përfundojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuzese deri në fund të vitit.
“Është pozitive të shohësh progres për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. Kanë mbetur edhe 6 javë. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Mirënjohje KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi”, shkruan Yuri Kim.
@LSorecaEU & I met JAC Chair Tusha today to reconfirm timeline to appoint qualified candidates to Const’l Court. Tomorrow’s JAC meeting – which, as usual, includes observers from Parliament & Presidency – should move the process forward so 🇦🇱 will have a functional CC by 12/31. pic.twitter.com/tEhcK1LHGQ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 25, 2020
Në takimin e zhvilluar me kryetaren e KED, Vitore Tusha, sëbashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, theksoi se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.
Gjithashtu Soreca u shpreh se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kusht thelbësor për hapjen e negociatave.
KED do të mblidhet nesër për të shqyrtuar 3 kandidatë për Gjykatë Kushtetuese.
Deri më tani kandidatët e kualifikuar janë:
Sonila Bejtja
Altin Binaj
Aleksandër Toma
Të tre kandidojnë për vendin e Besnik Muçit.
Etiketa: Gjykata Kushtetuese, Yuri Kim