Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca janë mbledhur në një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Takimi vjen në një kohë ku Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, ndërsa prej 3 vitesh ishte jo funksionale.
Gjykata Kushtetuese pati kuorumin e nevojshem në Dhjetorin e 2020, që lamë pas, me anëtarët e rinj Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.
Më herë kryediplomatja amerikane është takuar me kryetaren e Kushtetueses, Vitore Tushën.
Janë disa çështje me rendesi publike që preson shqyrtim nga kjo Gjykatë.
Kim dhe Soreca janë prej kohesh një nxitje për krijimin e ketij institucioni të rendesishem për vendin.
Kim është shprehur se Gjykata Kushtetuese, ka në dorë shtetin e së drejtës dhe duhet të veprojë në pavarësi, pavarësisht se kush i ka provozuar anëtarët.
Njoftimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:
Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar. Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës. Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE.
Etiketa: Gjykata Kushtetuese, Luigi Soreca, Yuri Kim