Aktualitet

Yuri Kim: Diaspora kontribut për forcimin e Shqipërisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 19/06/21 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar një takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane.






Takimi është bërë publik nga ambasada e SHBA në faqen zyrtare. Ambasada thekson se në takim është diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparësitë e ambasadës në fushat e demokracisë.


Kim i ka nxitur anëtarët e diasporës të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.







“Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.



Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :  Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Lulzim Bashën


1


Etiketa:

Pas