Aktualitet

Yuri Kim: Gjeneralë të SHBA-së do vijnë në Shqipëri javën e parë të majit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 21/04/21 |
mapo.al

Ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, ka njoftuar se në javën e parë të majin në Shqipëri do të vijnë disa gjeneralë të SHBA, si pjesë Defender21.






Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim se ata do vëzhgojnë forcat amerikane dhe ato shqiptare, të cilët po punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake.


“Lajm i mirë: Presim të mirëpresim disa gjeneralë të SHBA në Shqipëri në javën e parë të majit si pjesë e Defender21. Ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, marinarë dhe avionë të SHBA dhe Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake. #KrahPerKrah.”– shkruan Kim.





Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur “Defender 21”. Në periudhën në periudhën fund Maji-Qershor gjashtë mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri.

Lexo edhe :  FBI shqiptare nis punën javën tjetër, SHBA-BE: Do mbështesim 28 hetuesit


1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas