Ambasadorja Amerikane Yuri kim, ka mbështetur ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pas akuzave për ndërhyrjen në sistemin e adresave.
Sipas Yuri Kim, u diskuta edhe zbatimi i ID biometrike siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.
“Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve“, shkruan Kim në Tëitter.
Ambasadorja sqaron se këto sqarime janë publikuar në “në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit“.