Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Detajet e takimit i ka bërë publike vetë Ambasada përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar edhe foton nga ky takim. Siç bën të ditur Ambasada Amerikane, fokusi i bisedës është vënë te zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe miratimi i Reformës Zgjedhore, si garanci për të avancuar me rrugën drejt BE-së.
Postimi
Në vizitën e saj të parë në parliament, Ambasadorja Yuri Kim u takua me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi. Ata biseduan mbi rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi & miratimit të reformës zgjedhore si prioritete kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Në vizitën e saj të parë në parliament, Ambasadorja Yuri Kim u takua me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi. Ata biseduan mbi rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi & miratimit të reformës zgjedhore si prioritete kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. pic.twitter.com/Sxb2GLYZNM
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 31, 2020