Aktualitet

Yuri Kim mesazh krerëve të partive për listat: A meritojnë qytetarët kriminelë?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:41 - 28/01/21 |
mapo.al

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, foli për zgjedhjet e 25 prillit.





Për herë të parë, ambasadorja Kim i bëri thirrje kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, që të ndalojë celularët në qendrat e votimit më 25 prill.


“Mendoj do ishte e dobishme nëse KQZ do të siguronte që celularët të mos lejohen në qendrat e votimit. Siç thashë, unë bisedoj me njerëzit, lexoj lajmet, shoh TV dhe e kuptoj që një nga metodat e preferuara është që njerëzit të fotografojnë për kë votuan dhe pastaj…”, tha ambasadorja.




Më tej, ambasadorja e SHBA u ndal dhe te listat e partive politike dhe nëse duhet që krerët e partive të përfshijnë edhe politikanë të futur në listën e zezë nga SHBA.


Lidhur me këtë, ambasadorja Kim iu dha një mesazh të prerë dhe të qartë të gjithë krerëve të partive në vend, teksa ngriti pyetjen retorike “A meritojnë kriminelë votuesit?”


Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Plotësisht dakord me ju dhe jam me ju, sepse e di që reaguat ca kohë më parë kur pati fjalë se gjyqtarë që nuk kaluan vetingun në fakt po futeshin në listat e kandidatëve të partive të opozitës.
Ambasadorja Kim: Ëhë…

Sokol Balla: Dhe di që reaguat në atë kohë dhe pashë dhe lexova edhe që kur u takuat me Celibashin, folët për pastrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Por dikush do thotë, dakord, është kjo lista e zezë, po?
Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Në fakt, ju keni lista të ndryshme të zeza; është një e shkurtër e Departamentit të Shtetit drejtpërdrejt por edhe një listë e gjatë, me qindra, gjyqtarë dhe politikanë, të cilëve SHBA iu ka refuzuar ose revokuar vizat. A duhet që këta persona të përjashtohen nga mundësia për t’u zgjedhur, përzgjedhur dhe pastaj zgjedhur në parlamentin shqiptar?

Ambasadorja Kim: Mendoj se partitë politike, thjesht për faktin se janë udhëheqëse nga natyra, duhet të udhëheqin. Dhe duhet të vendosin se për çfarë është partia e tyre. Dhe duhet të vendosin se çfarë meritojnë votuesit e tyre. A meritojnë kriminelë votuesit?

A meritojnë ata njerëz që njihen se janë përfshirë në aktivitete të këqija? Këtë duhet ta vendosin. Duhet t’iu paraqesin njerëzve një listë për të cilën ato, partitë, mund të jenë krenare dhe duhet të paraqesin një listë për të cilën populli shqiptar, Shqipëria mund të jenë krenarë.

Sokol Balla: A do të zgjerohet kjo listë?
Ambasadorja Kim: Mendoj se s’mund të komentoj.

Sokol Balla: Lista e zezë, mund të komentoni për atë?
Ambasadorja Kim: Nuk do ta komentoj.

Sokol Balla: Ok, si gazetar me përvojë, në fakt, ky është një koment me heshtje, por gjithsesi. E lëmë me aq. Cili është vlerësimi i SHBA për procesin e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme? Po arrijmë atje ku duhet?

Ambasadorja Kim: Ashtu shpresoj. Mendoj që OSBE, ODIHR specifikisht, që ka përvojë në zhvillimin e zgjedhjeve, ka arritur dhe do të shohin përgatitjet, por siç e thashë më parë, një nga përgatitjet kyçe është sigurimi i ID-ve biometrike që të mund të reduktohet shit-blerja e votës.

Pastaj, së dyti, duhet të vendosen masat shtesë për sa i përket video-monitorimit dhe elementëve të tjerë në mënyrë që njerëzit të kenë besim se ajo që ndodh brenda qendrave të votimit dhe kabinave të votimit është legjitime dhe do them edhe këtë: mendoj do ishte e dobishme nëse KQZ do të siguronte që celularët të mos lejohen në qendrat e votimit. Siç thashë, unë bisedoj me njerëzit, lexoj lajmet, shoh TV dhe e kuptoj që një nga metodat e preferuara është që njerëzit të fotografojnë për kë votuan dhe pastaj…

Lexo edhe :  25 prilli/ Çuçi mbledh krerët e policisë: Godisni shitblerjen e votës

Sokol Balla: …po…
Ambasadorja Kim: …marrin pagesën bazuar mbi këtë dhe, meqë e dimë se kjo është një metodë e zakonshme, mendoj që KQZ duhet të veprojë për ta parandaluar këtë.

Sokol Balla: Ky do të ishte vendim i fortë nga KQZ.
Ambasadorja Kim: Po.

Sokol Balla: Sepse mund të krijojë një debat mbi lirinë tonë. Pra, po thoni se është më mirë të mos kemi ose t’i ndalojmë celularët në kabinat e votimit?
Ambasadorja Kim: Mendoj se duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar mashtrimin, sidomos nëse metoda e mashtrimit është e njohur.

Sokol Balla: Në fakt keni të drejtë dhe me gjithçka që keni parë, keni përjetuar, keni shënuar dhe mesazhet që keni dhënë në publik, a mendoni se këtë herë, ka më shumë shanse që të kemi zgjedhje të lira ose më të lira dhe më të ndershme se më parë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se çdo zgjedhje janë një mundësi për të bërë përmirësime dhe shpresoj se ky do të jetë rasti edhe këtu. Nuk parashikoj të ardhmen por ajo që mund të them është që nga ana e Shteteve të Bashkuara, e kemi shumë seriozisht për të ofruar mbështetjen tonë të plotë, në mënyrë që Shqipëria të ketë mjetet teknike por edhe mbështetjen politike që të mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sokol Balla: Po, se një nga çështjet që kemi dhe ndoshta e dini tashmë, në këtë vend është që kushdo që fiton zgjedhjet ose kushdo del fitues, pala tjetër menjëherë nuk e njeh rezultatin. Dhe dikush që mund të humbë zgjedhjet mund të thotë, e shihni çfarë ndodhi në Amerikë? Edhe atje rezultati nuk u njoh nga pala tjetër. Pra, cili është mesazhi këtë herë? A duhet ta pranojë rezultatin pala humbëse? Çfarëdo që del nga institucionet? Çfarëdo që del nga gjykata?

Ambasadorja Kim: Po. Mendoj së pari, pjesëmarrja e plotë është e rëndësishme. Asnjë parti nuk duhet të largohet. Mendoj nuk duhen përsëritur gabimet e së shkuarës. E dyta është që duhet të marrin pjesë për t’u siguruar që masat e marra për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme janë zbatuar. Dhe së treti, e dini, politika është një fushë emocionuese dhe njerëzit luftojnë fort dhe në fakt mendoj kjo është gjë e mirë. Por, siç e pamë në rastin e SHBA, ti lufton fort, dënon kur ka veprime të paligjshme, vendos kufirin tek dhuna por sigurisht, liria e shprehjes dhe grumbullimit janë me rëndësi për t’u respektuar. Dhe së fundi, kur procesi të jetë shteruar, i pranon rezultatet në mënyrë të hijshme. Pra, më 20 janar, Presidenti Biden u betua si Presidenti ynë dhe mendoj se ky është një rezultat për të cilin të gjithë ne mund të jemi krenarë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas