Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje presidentit, Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të punojnë urgjentisht në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri në fund të vitit 2020.
Ajo thekson se të dy duhet të punojnë me organet përkatëse për ta realizuar këtë. Shqipëria, thekson Yuri Kim, duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale sa më shpejt.
“Faleminderit presidenti Ilir Meta dhe kryetari Ruçi, që e bënë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, shkruan Kim.
Thank you, Pres @ilirmetazyrtar & Speaker Ruci, for making clear that Albania must have a functioning Constitutional Ct NOW. We agree. Considering the Venice Commission opinion, these two leaders should work w/relevant bodies urgently to make this happen before the end of 2020.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 18, 2020