Aktualitet

Yuri Kim në Dhërmi, provon gliko dhe pi raki: Një zonjë më mbushi duart me fiq!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 25/08/20 |
mapo.al

Yuri Kim, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, po shijon këto ditë jugun e vendit.






Ambasadorja ka shijuar së fundmi perëndimin në fshatin e Dhërmisë, ku sipas asaj çfarë ajo shkruan në rrjetet sociale, ka kaluar bukur me gratë e fshatit ku ka provuar dhe gliko, liker dhe raki:


“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen.







Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën liko, liker dhe treguan histori të këndshme.



Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguat zemrën tuaj të vërtetë prej shqiptari”, shkruan Kim.

Lexo edhe :  Vendimi për Llallën, Kim: Të dënohen të korruptuarit, sado të fuqishëm të jenë


1


Etiketa: , , ,

Pas