Aktualitet

Yuri Kim në Vlorë: Shoqëria civile të nxisë qytetarët të votojnë në zgjedhje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 15/04/21 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ndodhet sot në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane bën me dije se Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme






Yuri Kim theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.


“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve. A

mbasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri,”-shkruan ambasada.



1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas