Kryesore

Yuri Kim nga Vlora: Amerikanët kanë besim për të investuar në Shqipëri nëse zbatohet Reforma në Drejtësi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 06/07/20 |
mapo.al

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim, vizitoi mëngjesin e sotëm (6 korrik) qytetin e Vlorës.


Teksa u prit nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, ambasadorja shprehu kënaqësinë e saj për ndryshimet që janë bërë në qytet.


Kim ripërsëri faktin se është e rëndësishme zbatimi i reformës në drejtësi, pasi në këtë mënyrë, shqiptarët, por edhe amerikanët do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri.



”Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite.


Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që shqiptarët amerikanët të ndihen të kenë besim që investojnë në Shqipëri”, u shpreh Kim.

Lexo edhe :  “Palët të lëvizin me urgjencë” - Yuri Kim: Gjykatë Kushtetuese funksionale, deri më 31 dhjetor


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas