Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, shprehet se shqiptarët presin drejtësi nga institucionet e reja që janë krijuar.
Kim paraditen e sotme zhvilloi një takim me kreun e SPAK dhe shefen e BKH-së, ‘FBI-së shqiptare’.
“Sot u takuam me Drejtorin e BKH-së Hajnaj & shefin e SPAK, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë të SHBA-së.
Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi.
Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan Kim.
Met today w/NBI Director Hajnaj & SPO Chief Kraja to reiterate strong 🇺🇸 support for SPAK. Justice Reform will not be quick or easy, but it is moving forward step by step & must continue so that the people of 🇦🇱 have justice. Rule of law is also essential for foreign investment. pic.twitter.com/yku5utBRKM
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 8, 2020
Në fokus të këtij takimi ishte edhe përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH), të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK.