Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka përgënjeshtruar nëpërmjet një statusi në Twitter, titullin e lajmit të Agjencisë Telegrafike të Lajmeve, ku kjo e fundit shkruan se Kim, ka thënë që qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo për interesa të ngushta.
Ambasadorja Kim, nëpërmjet një statusi shkruan se ky titull është çorjentues dhe duhet të korrigjohet.
‘Kjo nuk është ajo çka unë kam thënë. Ja çfarë thashë saktësisht’-shkruan Kim duke bashkangjitur deklaratën e plotë të saj.
Deklarata e ambasadores lidhet me konferencën e një dite më parë në “Forcimin e Integritetit & Lufta kundër Korrupsionit.
Kim tha dje se duhet gjetur një mënyrë për të dënuar zyrtarët e korruptuar.
This headline is misleading and should be corrected. This is not what I said. Here is what I said: https://t.co/6X35u0Ja1S https://t.co/qo2griD7Ca
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 14, 2020