Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përsëriti thirrjen për kontrollin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
“Paralajmërimi që bëra që kryetarët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre, mbetet i vlefshëm”, shkruan ambasadorja në Twitter ndërsa poston dhe mesazhin e Antony Blinken i përzgjedhur nga presidenti Joe Biden për postin e Sekretarit të ardhshëm të Shtetit.
Në seancën para Senatit ai është shprehur se ne duam të përmirësojmë punën në luftën ndaj korrupsionit.
Zoti Blinken dëshmoi të martën para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Yuri Kim ripublikoi deklaratën e 22 korrikut 2020 kur i bënte thirrje partive politike që të kontrollojnë kandidatët e tyre.
Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.
If you want to know whether this warning remains valid, this is what Tony Blinken, Pres Biden’s nominee for Secretary of State, said at his 1/19 hearing before the Senate: “We want to elevate the work in combating corruption.” https://t.co/MaOsXmiU3F
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 22, 2021