Aktualitet

Yuri Kim porosi Gledis Nanos: Zbatoni ligjin, pavarësisht nga ndërhyrjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:31 - 04/11/21 |
mapo.al

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se bashkëpunimi i fortë me SHBA dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm.






Znj. Kim theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë policinë shqiptare, ndërsa theksoi rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.


“Pata një takim shumë të mirë mëngjesin e sotëm me drejtorin e policisë. Erdha për ta takuar dhe për t’a uruar atij suksese në detyrën e re. Për ne bashkëpunimi i fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm. Ne do vijojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur.







Folëm gjithashtu edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut. Z.Nano dhe unë jemi mbëhstetës të fortë të prezencës së policisë.

Lexo edhe :  Berisha: Kim s'do të shkelë kurrë në zyrën time, Sorosin do e shpall non grata



Dhe e dimë që punonjësit e policisë së shtetit ndërrmarin rreziqe të mëdha madje edhe duke humbur jetën e tyre për të ruajtur ligjin e rendin.



Disktuam rëndësinë se si ligjzbatimi të ruhet nga çdo lloj ndikimi apo influence që vjen nga jashtë.”- u shpreh ambasadorja Kim.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas