Duket se fokusi i takimeve të fundit mes Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, është Reforma Zgjedhore. Kjo edhe për faktin se Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, u ka dërguar një email anëtarëve të Këshillit Politik.
Në këtë email Yuri Kim propozon që Shqipëria të aplikojë sistemin danez për zgjedhjet, duke ndryshuar sistemin zgjedhor.
Danimarka ka aktualisht një sistem me dy lista. E para propocional rajonale, me lista të hapura dhe e dyta propocinal kombëtar me lista të mbyllura.
Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar dy takime brenda javës me kryeministrin Rama dhe pritet që të takohet edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.