Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh për SPAK. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave. Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan
Diplomatja amerikane është shprehur optimiste, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese po funksionon, ajo e Lartë po ashtu dhe se hetuesit e BKH po trajnohen.
“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon.
Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,”-shkruan Kim.