Aktualitet

Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, SHBA do t’ju mbështesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:59 - 10/05/21 |
mapo.al

Në një aktivitet për ditën ndërkombëtare të drejtësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se titullarët e sistemit të drejtësisë e ka për detyrë që t’i shërbejnë popullit shqiptar.






Yuri Kim tha se Reforma në drejtësi ka ecur para, por ka akoma shumë punë për tu bërë që të përmbushën pritshmëri të e publikut dhe rrugës drejt BE.


“Si titullar të institucioneve të drejtësisë keni detyrën që t’i shërbeni popullit shqiptar. Dua t’ju falenderoj ju për punën tuaj të palodhur. Reforma në drejtësi ka ecur para, por ka akoma shumë punë për tu bërë që të përmbushën pritshmëri të e publikut dhe rrugës drejt BE. Ka qenë një rrugë e vështirë, por shpresoj se këto janë bërë me mbështetjen e një miku të fortë”.





Ambasadorja amerikane shtoi se tani është koha që të tregohet se dhimbja e Reformës në Drejtësi po jep rezultate, dhe nuk do të jetë peng e aktorëve të caktuar apo politikanëve.



“Tani është koha që të tregojmë se dhimbja e Reformës në Drejtësi po jep rezultate, dhe jo peng e aktorëve të caktuar apo politikanëve, por që drejtësia shqiptare mund të japë drejtësi. Në 10 maj 1913 qeveria e Ismail Qemalit dekretoi ligjin e parë për drejtësisë. 108 vite më vonë Shqipëria ka një kuadër ligj ndër më të mira. Ne besojmë se ju mundeni dhe mund të keni sukses. Duke përmbushur mision tuaj në raport me sistemin e drejtësisë, dua që ta dini se SHBA do të jenë në mbështetje dhe krah për krah me ju”, tha ajo.

Lexo edhe :  Nishani: Bashkëqeverisje Rama-Basha? Do të ishte tradhti kombëtare


Ndërsa, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka munguar në këtë ngjarje, ka qenë përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Shqipëri, i cili është shprehur se procesi i Vettingut duhet të intensifikohet.

Procesi i Vettingut duhet të intensifikohet. Shkolla e magjistraturës ka nevojë për më shumë mbështetje dhe reforma të rëndësishme. Duhet t’i jepet më shumë ndihmë shkollës së magjistraturës. Do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah jush. Do ju ndihmojmë politikisht dhe financiarisht”.

15


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas