Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim në 6 muaj të qëndrimit në Shqipëri është njohur me bukuritë natyrore të vendit tonë. Turizmi ashtu si shumë sektorë të ekonomisë për shkak të pandemisë gjendet në vështirësi.
Nga Kune Vaini, në krah të ministrit Klosi, ambasadorja u shpreh se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në çdo sfidë.
“Mund të jeni në dijeni ndoshta që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihma rreth rreth 1.8 milion dollarë, e cila ka ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht kujdesit ndaj mjedisit. Gjithashtu, do të jem po aq krenare që të siguroj që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë krah jush. Gjithashtu, pres me kënaqësi mundësinë që të përveshim mëngët së bashku me ju me të gjithë ju që jeni persona që u jepni zgjidhje problemeve”, theksoi Kim.
Me të rinjtë e projektit SMILE ALBANIA ambasadorja u angazhua për pastrimin e lagunës së Kune Vainit.
“Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Dhe jam po ashtu po aq e kënaqur që nuk tregohemi përgjegjës vetëm për mbeturinat të cilat mund të krijohen në përditshmërinë tonë por gjithashtu ne jemi persona, të cilët kujdesemi që mund ta mirëmbajmë dhe të pastrojmë mbeturinat e të tjerëve. Edhe një herë ky është një veprim që tregon inteligjencë, zgjuarësi, por gjithashtu dhe zgjidhje të tillë,” -tha ajo.
Ministri i Turizmit e ka cilësuar lagunën e Kune Vainit si një nga perlat e Ballkanit dhe një nga thesarët e çmuar që Shqipëria ka dhe apelon për mbrojtje dhe mbështetje të këtyre zonave nga vetë qytetarët.