Aktualitet

Yuri Kim: Shqipëria pikë kyçe e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 24/11/21 |
mapo.al

Lufta kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik ka qenë në fokus të konferencë që ka zhvilluar Ministria e Brendshme, ku marrin pjesë edhe ambasadorët e BE, Luigi Soreca dhe SHBA, Yuri Kim.






Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha në 9 muajt e parë të 2021 janë sekuestruar mbi 18 milionë euro asete kriminale që menaxhohen nga agjencia përkatëse me destinacion final fuqizimin e agjencive ligjzbatuese.


Por ambasadorja Kim u shpreh se krimi i organizuar dhe korrupsioni kërcënojnë shtetin ligjor. Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane u shpreh se Shqipëria ka arritur sukses të vërtetë në këtë drejtim, por pavarësisht sukseseve të arritura vendi ynë mbetet një pikë kyçe e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.







Kim: Pavarësisht këtyre sukseseve të arritura me vështirësi, shtetasit shqiptarë vazhdojnë të luajnë një rol të madh në rritje të trafikut ët drogës dhe të krimit të organizuar.




Shqipëria është një pikë kyçe e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.



Trafikimi mund të ndodhë dhe mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë, agjentë kufitarë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat tuaja. Ajo për të cilën jemi për të folur sot është se si ministri e Brendshme mund të vazhdojë luftën e saj për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për të gjithë.

Lexo edhe :  Berisha: Kim s'do të shkelë kurrë në zyrën time, Sorosin do e shpall non grata

Kjo do të thotë që të krijohen prioritete dhe një plan i shëndoshë, të rrite transparenca dhe llogaridhënia. Unë kam parë se çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë kur ata e ndajnë mendjen për të bërë diçka.

Ambasadorja u shpreh se ka zgjidhje praktike për këto probleme duke filluar nga financimi i një force policore të pavarur e të lirë nga korrupsioni e deri te sekuestrimi i parave të kriminelëve nga SPAK.

Kim: Ka zgjidhje praktike për këto probleme të tilla si financimi i një force policore të pavarur e të lirë nga korrupsioni, krijimi i një organi të duhur mbikëqyrës policor, forcimi i aftësisë tuaj për të luftuar krimin e organizuar, ndjekjen e fondeve të paligjshme që rrjedhin nëpërmjet sistemit të Shqipërisë, pastruesve të parave që bëjnë të mundur këtë, sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që tashmë SPAK po e bën.

Le ta përmirësojmë sistemin dhe le të punojmë se bashku për të hedhur themelet.

43


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas