Kryesore

Yuri Kim takon anëtarët e KPA: Vettingu duhet të fitojë besimin e popullit shqiptar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 23/05/20 |
mapo.al

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nëpërmjet një shënimi në Twitter ka adresuar mesazhe të qarta se vettingu duhet të vazhdojë me përgjegjshmëri për të dhënë rezultate në Reformën në Drejtësi.


Ambasadorja Kim ka bërë thirrje që Reforma në Drejtësi të vazhdojë para pavarësisht pengesave.


“Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar. SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!”, shkruan ambasadorja Kim.



Ndërsa në një postim të mëparshëm, Kim ka publikuar foton me dy Komisionerët Publikë, ku thekson se ata janë të vendosur për të siguruar integritetin e Vettingut duke apeluar vendime.

“Me Komisionerët Publikë të Shqipërisë më 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta vazhdojmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!” 


Etiketa: ,

Pas