Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim tejet të veçantë me shkrimtarin e madh të letrave shqipe, Ismail Kadare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja amerikane, e cila ka zbuluar se ka folur mbi shqiptarët dhe rolin e tyre dhe identitetin europian të tyre.
Në fakt ky është edhe një prej librave të Kadaresë mbi identitetin europian të shqiptarëve.
“Identiteti evropian i shqiptarëve”, i Kadaresë është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi në 2006. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Kënaqësi për ta bërë këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës”, shkruan Kim në rrjetet sociale.
Kadare’s “Identiteti evropian i shqiptarëve” is as compelling today as it was when he published it in 2006. As we look to the future, the European identity of the Albanians is more relevant than ever. Pleasure to have this discussion in person w/one of Europe’s greatest thinkers. pic.twitter.com/STtZZ0CBbY
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 14, 2021