Aktualitet

Yuri Kim takon Vitore Tushën: Kushtetuesja do shqyrtojë çështje të rëndësishme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 19/01/21 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese pasi ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.



Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED, ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.


Ajo shpreh mbështetjen e fortë të SHBA që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.



Postimi
Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate. 



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas