Aktualitet

Yuri Kim: Të përshpejtohet vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 19/05/20 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kërkon përshpejtimin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Në një bisedë online me Genta Bungo Tafën, që është kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kim thotë se pas falenderimeve për guximin dhe këmbënguljen e tyre kërkoi përshpejtimin e vettingut.


Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK-së Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses” thotë Kim.





Etiketa:

Pas