Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Një 30-vjeçar është hedhur nga kati i 7-të i pallatit, duke gjetur vdekjen. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në rrugën “3 Dëshmorët”.
Qindra qytetarë kanë qënë të shokuar nga pamjet që kanë parë. Policia thotë se 30-vjeçari e ka bërë veprimin në kushtet e depresionit.
Njoftimi
Rreth orës 13:30 në rrugën “Tre dëshmorët” shtetasi A.A.,30 vjeç,dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 7 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë.
Po punohet për saqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.