Aktualitet

Zaev afër qeverisë së re, dy linjat e tij me partitë shqiptare








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:14 - 03/08/20 |
mapo.al

Opinioni është në pritje të formimit të Qeverisë së re. Sytë janë kthyer tek lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili siç konfirmojnë nga partia sot mbaron pushimet verore dhe që nesër në ditën e konstituimit të Parlamentit të ri, do të nisë bisedimet me partitë politike për krijimin e shumicës parlamentre.


“Kryetari Zaev është në pushime në Strumicë dhe në disa lokacione tjera. Pushimin po e kalon me fëmijët, gruan dhe familjen, në organizim privat. Sot kthehet në Shkup, ndërsa prej nesër do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM për INA.


Siç mësohet jozyrtarisht LSDM dë të nisë bisedimet me partitë shqiptare edhe atë fillimisht me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi.


Si duket simbolik ky veprim politik i kësaj partie, meqë PDSH-në e ka pasë pothuajse mbi dy vite në Qeveri, ndërsa një votë e kësaj partie i siguron stabilitet me BDI-në e Ali Ahmetit, gjithsej 62 deputetë.


Po sipas burimevë të INA afërta me kreun e LSDM-së, Zaev do të tentojë që ndërtojë një koalicion më të gjerë me partitë shqiptare, pra edhe me 12 deputetë të koalicionit të dy partive, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Por njëjtë siç ndodhi kur e fomroi Qeverinë pas zgjedhjeve të 2016-ës, LSDM pritet të hasë në kundërshtimin e fortë të BDI-së për t’i marrë edhe partitë tjera shqiptare.

Nga ana tjetër edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi kishte një përplasje të ashpër me ekpsonentë të partisë Alternativa dhe nuk pritet të ketë disponim të jetë në Qevri jo vetëm me partinë e Afrim Gashit por edhe me ish bashkëpartiakune tij, Ziadin Sela, tani më me 8 deputet në Parlament.

Eventualisht tek linja e parë, LSDM-BDI-PDSH, nëse Zaev hasë në kushtëzimin e BDI-së për kryeministër shqiptar që në fillim të Qeverisjes, ka gjasa që ai t’i kthej sytë në alternativa tjera.

Ajo që diskutohet në opinion është të “kapë” deputetë në taborrin e VMRO-së. Në këtë rast Zaev nuk është pa përvojë, kur kujtojmë ndryshimet kushtetuese nga Marrëveshja e Prespës, të cilat kaluan me ndihmën e deputetëve të VMRO-së.

Në linjën e parë, nuk mund të përjashtohet edhe një variant që së fundmi prëflitet në opinion, ai që BDI pas tre vitesh, t’a merr për nj vit postin e kryeministrit.

Ndryshe në BDI ka synime të mëadha që të hyjë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, duke udhëhequr me postet më të larta, atë të kryetarit të Parlamentit dhe atë të kryeministrit.

Këtu duhet shtuar se BDI tentoi me herët që të imponojë kandidat konsensual nga radhët e shqiptarëve për President të vendit, por që nuk pati përkahjen e LSDM-së, duke u pajtuar me atë që një maqedonas si Stevo Pendarovski të jetë kandidat konsesnual. (INA)


Etiketa: , , ,

Pas