Aktualitet

Zaev-BE-së: Nëse s’njihni “Prespën”, ç’prisni nga Thaçi dhe Vuçiç





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:13 - 16/10/19 |
mapo.al

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar Bashkimin Europian se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.


“Nëse BE nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”,- është shprehur Zaev.



Gjithsesi, edhe nëse BE vendos për të mos hapur negociatat, Zaev theksoi se vendi i tij do të vijojë të ndjekë rrugën europiane.



Etiketa: , , , , , ,

Pas