Aktualitet

Zaev kundër BDI: S’mund të zgjedhësh kryeministrin me 15 deputetë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 04/08/20 |
mapo.al

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar sot se numrat që kanë dalë nga zgjedhjet, i mundësojnë koalicionit “Mundemi” që të formojë qeverinë e re.


Ai tha se ekzekutivi i ri mund të formohet edhe me Bashkimin Demokratik për Integrim, sikurse edhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.


Se me cilën parti do të bëjë koalicion, Zaev tha se varet se cila do të largohet nga retorika nacionaliste.


“Kemi mundësi që të formojmë qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën për Shqiptarët. Na duhet Qeveri stabile si garanci për ardhmërinë e saj”, tha Zaev.


Kreu i LSDM iu përgjigj BDI-së lidhur me çështjen e kryeministrit shqiptar të kërkuar këtë herë nga Ali Ahmeti.

“Kryeministrin e ka ai i cili i ka numrat. Nuk mundet të ketë kryeministër me 15 deputetë“, tha ai.

Zoran Zaev tha se do të formojë qeveri të qëndrueshme e cila do të garantojë integrim në Bashkimin Europian.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas