Aktualitet

Zaev merr mandatin nga Pendarovski, 20 ditë afat për të formuar qeverinë e re








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 13/08/20 |
mapo.al

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka marrë mandatin nga presidenti Stevo Pendarovski për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.


Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.


Partia e Zaev mori 46 deputetë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 15 korrik.


Koalicionet e mundshme për formimin e qeverisë janë me partitë shqiptare BDI dhe Aleanca për Shqiptarët-Alternativa. Dy partitë shqiptare kanë së bashku 27 deputetë.


Në rast të një koalicioni, mazhoranca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të kishte 73 mandate. Kujtojmë që 4 deputetë në koalicionin zgjedhor të LSDM-së, i përkasin partisë shqiptare BESA.



Pas