fbpx

Aktualitet

Zaev për Gruevskin: Askush s’mund t’i shmanget dënimit





               Publikuar në : 21:45 - 08/11/19 |
mapo.al

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar sot se askush nuk mundet përjetë t’i shmanget drejtësisë. Sipas tij, herët a vonë, gjithësecili që ka shkelur ligjet dhe ka bërë ndonjë vepër penale do të ulet në bankën e të akuzuarve.


“Askush nuk mund t’i shmanget dënimit, përfshi edhe Nikolla Gruevskin”, deklaroi Zaev.



Ish-kryeministri Gruevski është dënuar me 2 vite burg për korrupsion. Ai arriti të arratisej nga Maqedonia e Veriut përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të mbërritur më pas në Hungari, ku ka kërkuar strehim politik.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas