Aktualitet

Zaev përfshihet në fushatë, thirrje minoritarëve maqedonas: Votoni kandidatin e Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:51 - 16/04/21 |
mapo.al

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është përfshirë në fushatën elektorale të 25 prillit në Shqipëri.






Zaev nëpërmjet një videoje i ka bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri të votojnë kandidatin e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Vasil Sterjovskin.


Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill, dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas”, shprehet Zaev.





Zaev deklaron se kandidati Sterjovski ka përfaqësuar gjithmonë interesat e maqedonasve në parlamentin shqiptar dhe se ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet.



 


 

Vasili ka qenë deputet në kuvendin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri,”- shtoi ai.

Ndër të tjera ai nuk ka harruar të përmendë se maqedonasit në Shqipëri janë mënyra më e mirë për të lidhur bashkëpunimin mes dy shteteve.

Lexo edhe :  Meta nuk u paraqit, Manja nga "Ligjet": Presidenti tenton të pengojë punën

“Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe unitetit. Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputet në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të perfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë”, tha Zaev.

Kandidati për deputet nga minoriteti maqedonas në Shqipëri, Vasil Sterjovski, ka shpërndarë videon e mesazhit të Zaev, që iu bën thirrje shqiptarëve që të votojnë Ramën më 25 prill.

“Faleminderit, Kryeministër Zoran Zaev, për mbështetjen Tuaj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vlerat të përbashkëta evropiane.

Së bashku në betejat e reja për të drejtat, prosperitetin, integrimin dhe zhvillimin ekonomik!”, shkruan Sterjovski.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas