Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së. Sipas tij Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësimit në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet se nëse nuk do të hapen negociatat, mund të bie qeveria e tij.
“Ne shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të fillojë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me Shqipërinë. Kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perendimor. Alternativë për ne nuk ka! Ne nuk mund të heqim dorë nga BE-ja sepse BE-ja është ardhmëria jonë. Sipas të gjitha gjasave do të bie qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdojë atë rrugë. Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar emrin, kemi arritur Marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Tanjug.
Lexo edhe:
Video/ Rama: Po nisem për Bruksel, s’jam as pesimist, as optimist