Duket se burgjet greke e paskan zakon dhunimin e personave që vrasin femrat.
Pasi shqiptari Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e një studenteje greke, u dhunua barbarisht në qeli, vjen rasti tjetër.
Dëshmia tronditëse e babait që vrau vajzën: Pasi e qëllova, më tha ‘më përqafo’
Aleko Petro, i akuzuar për vrasjen e të bijës, Anxhelina Petro, është dhunuar në qeli nga të burgosurit e tjerë, kështu shkruajnë mediat greke ditën e sotme.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dërguar për të vuajtur masën e sigurisë.
Për mediat greke lajmin e ka bërë të ditur Vasilis Noulezas, avokati i 52-vjeçarit shqiptar, i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai tregon se Aleko i kishte rrëfyer që ka frikë për jetën e tij. Shqiptari ka thënë se u sulmua egërsisht dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas.