Kronika

Zani Çaushi sërish në Gjykatë, avokati: Edhe të dënuarit përjetë mund të lirohen me kusht








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:37 - 19/10/20 |
mapo.al

I dënuari me burgim të përjetshëm Zani Çaushi u paraqit në Gjykatën e Korçës me masa të forta sigurie paraditen e të hënës.



Ai përmes avokatit ka kërkuar përllogaritjen e plotë të viteve të dënimit që nga momenti i arrestimit, përfshirë kohën e paraburgimit.


Në seancë ishin prezent Gjyqtari Ervin Sula, prokurori Genti Stoja dhe avokati i Zani Çaushit, Arben Lena, por mungesa e përfaqësuesit të burgut të Drenovës u bë shkak për shtyrjen e procesit.



“Pyetja juaj është logjikë, por nga ana juridike edhe për të burgosurin me burgim të përjeshtëm ekziston mundësia e lirimit me kusht. Me kodin e vjetër me të cilin i dënuari z. Çaushi ka qenë 25 vjeç dhe me kodin e ri është 35 vjeç. Pra, përderisa mundësia e lirimit me kusht për të dënuarin ekziston normalisht logaritja e vuajtjes së dënimit edhe për të burgosurit me burgim të përjetshëm duhet të ekzistojë dhe të jetë e saktë..


Lexo edhe :  Zani Çaushi kërkon lirinë - Gjykata Korçës shpall moskompetencë! Avokati: Çështja në Strasburg

Në seancën e sotme mungonte përfaqësuesi i IEVP dhe u çel gjykimi ndërsa seanca u shty. Llogaritja e kohës së vuajtjes së dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Çaushin, por edhe për të dënuarit e tjerë. Sugjeroj që Ministria të krijojë një aplikacion për llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit për të gjithë të burgosurit që është edhe eksperiencë edhe nga vendet e tjera”, ka thënë avokati.


Përfaqësuesi i Zani Çaushit tha se klienti i tij pretendon se ka vuajtur 35 vite heqje lirie dhe jo 25 siç pretendon burgu, por nuk konfirmoi nëse i dënuari me burg të përjetshëm do të kërkojë lirimin pasi çështja kërkon interpretim ligjor.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas