Aktualitet

Zaptuan vijën bregdetare pa leje, procedohen 13 administratorë subjektesh në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:59 - 01/07/21 |
mapo.al

13 administratorë objektesh janë proceduar penalisht për veprën penale ‘Pushtimi i tokës’ në plazhin Seman, Darzezë, Divjakë.






Janë proceduar penalisht administratorët e lokaleve me inicialet: D.S., S.B., T.Ç., A.V., K.S., D.S., V.P., I.B., Th.S., O.T., E.C., P.Z., L.T., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.


Në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, gjatë ditës së djeshme në plazhin e Semanit dhe Darzezës janë liruar 13 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.







Policia e Fierit njofton se gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra. Operacioni do vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Lexo edhe :  Krim në një familje në Divjakë, burri vret grua dhe veten


1




Etiketa: , , , , , , ,

Pas